Tash e disa kohë po raportohet nëpër rrjet për një transferim të mundshëm të yllit të Atalantas, Ademola Lookman tek Interi.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar gjatë ditës së sotme edhe presidenti i klubit të Interit, Giussepe Marotta, shkruan Arbresh.info.
Marotta theksoi se kjo do të jetë java vendimtare për futbollistin nigerian.
“Kjo javë do të jetë vendimtare për marrëveshjen me Lookman”, deklaroi Marotta.
Ai më tutje theksoi se janë në bisedime me klubin dhe vetë lojtarin.
“Jemi në bisedime me Atalantën për Ademola Lookman, e duam, por gjithashtu respektojmë klubin e tij”, shoti tutje.
Për Marton nëse marrëveshje nuk arrihet brenda këtyre ditëve ata fokusin do ta largojnë nga Lookmani.
“Brenda 2-3 ditësh shpresojmë të ecim përpara dhe të mbyllim marrëveshjen. Nëse jo, do të fokusohemi në alternativa të tjera”, potencoi presidenti zikaltër.
27-vjeçari është pjesë e Atalantas që nga vitit 2022 kur u transferua nga Leicesteri, dhe u bë lojtar kyç i klubit, duke qenë vendimtar në triumfin e Europa Leagues, para një viti.
Ai ka një kontratë që e mban të lidhur me Atalantan deri në vitin 2027, ndërsa vlera e tij në treg sipas markës së specializuar për Transfermarkt është 60 milionë euro.
Në përgjithësi ai ka luajtur 118 ndeshje me këtë skuadër dhe ka realizuar 52 gola e 25 asistime./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...