Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga rruga e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha kjo rrugë ka sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor.
“MIRËMËNGJES dhe me rrugën e re Bulqizë–Librazhd, aksi Ura e Çerenecit–Zgosht, që jo vetëm lidh Dibrën me Elbasanin, por krijon një korridor të ri lindor duke sjellë më afër bukuritë natyrore dhe pasuritë e turizmit malor, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...
Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jas...