Ekipet e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, bashkë me njësitë e kërkim-shpëtimit, kanë vazhduar edhe gjatë natës kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të një 33-vjeçari, i cili dyshohet se është mbytur në Liqenin e Ujmanit.
Sipas informacioneve të konfirmuara nga shefi i operativës rajonale në Mitrovicën e Veriut, Petrit Fejza, 33-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga ura dhe që nga ajo kohë nuk është parë më të dalë në sipërfaqe.
Autoritetet janë në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë përpjekje maksimale për të gjetur trupin e të zhdukurit, ndërsa rasti ka shqetësuar edhe komunitetin lokal.
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...