Pas vendimit të Partisë Demokratike të Kosovës për të mos e rikandiduar në garën për kryetar të komunës së Drenasit, ka reaguar Ramiz Lladrovci.
Me anë të një postimi në Facebook, Lladrovci u shpreh i vendosur se karriera e tij politike nuk është në përfundim dhe se fjalën përfundimtare do ta kenë qytetarët.
“Deri sot nuk jam rrëzuar, kush më njeh me mbi katër dekada këtë e di. Respekt për votat pro dhe kundër në seli të PDK-së, po ashtu, faleminderit atyre që nuk morën pjesë në votim. Ky është fillimi i fundit politik për bedelët dhe përkrahësit e tyre,” shkroi ai.
Ai shtoi se mbështetja e qytetarëve të Drenasit mbetet vendimtare: “Qytetarët e komunës së Drenasit e kanë fjalën e fundit, bashkë, vazhdojmë, +4!”
Reagimi i tij vjen pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, ku u miratua lista përfundimtare e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, listë në të cilën Lladrovci nuk është përfshirë.
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...