Partia Demokratike e Kosovës sot ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë të komunave, ku në mesin e tyre, kryetarët aktual Bedri Hamza (Mitrovicë), Ramiz Lladrovci (Drenas), Fadil Nura (Skenderaj) dhe Besim Ilazi (Kaçanik), s’do të rikandidojnë në zgjedhjet e 12 tetorit.
Krasniqi shprehu mirënjohje dhe falënderoi të katër kryetarët e komunave nga radhët e PDK-së, që s’janë më në listën e kandidatëve në këto zgjedhje, megjithëse ai thotë se që të katër kanë qeverisur me efikasitet dhe kanë përfaqësuar me nder vlerat e PDK-së, transmeton Klankosova.tv.
“Ne nuk premtojmë mrekulli. Premtojmë punë. Nuk garojmë për pushtet. Garojmë për besim. Besimin se qeverisja mund të bëhet me ndershmëri, me dinjitet, me dije dhe me dashuri për çdo qytetar. Prandaj, më 12 tetor, ne nuk kërkojmë vetëm votën tuaj. Kërkojmë bashkëudhëtimin tuaj për zhvillimin e secilës komunë. Për mirëqenien e secilit prej jush. Sepse kjo është koha jonë. Dhe kjo është koha e qytetarëve”, ka shkruar tutje në Facebook i pari i PDK-së.
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë
Një aeroplan luftarak rus hyn në hapësirën ajrore të NATO-s
Prekëse: Gjesti u lirua në ditën kur vëllai i tij i ndjerë d...
Zbutet dënimi për Prishtinën, ndeshja ndaj Ballkanit luhet m...
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...