Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se situata me zjarret mbetet shqetësuese, pasi janë shfaqur vatra të reja në fshatrat përreth Pakashticës, përfshirë Metehin dhe Repën.
Ai tha se ekipet komunale janë angazhuar në maksimum në terren, me mbështetjen e Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
‘Po vazhdojmë të përballemi me vatra të reja zjarri edhe në fshatrat përreth Pakashticës, si Metehia dhe Repa. Ekipet tona janë të angazhuara maksimalisht në terren, me mbështetjen edhe të Agjencisë për Menaxhim Emergjent dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës. Situata është e rëndë dhe kërkon angazhim të përbashkët. U bëj thirrje qytetarëve të këtyre zonave që të tregojnë bashkëpunim me zjarrfikësit dhe policinë, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtejshme të zjarreve dhe të mbrojmë pronat”, tha ai./Arbresh.info
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...