Policia në Tiranë ka sekuestruar mbi 1 kilogramë lëndë narkotike të llojit kokainë, dhe ka arrestuar dy të dyshuar.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit siguronin lëndë narkotike kokainë në sasi dhe më pas ia shisnin shtetasve të tjerë, me qëllim ndarjen në doza dhe shitjen e saj në zonat e Tufinës, Kinostudios dhe Freskut, derisa u arrestuan në flagrancë, I. D., 58 vjeç, i dënuar më parë për krime ndaj jetës dhe K. D., 26 vjeç, familjarë me njëri-tjetrin.
Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesat e tyre, u gjetën në total 1 kg e 300 gramë lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.
Sipas njoftimit, ende po vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai