Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës organizojnë sot disa aktivitete.
Me fillim nga ora 08:00, do të vizitojnë familjen e zyrtarit policor të rënë në kryerje të detyrës Muhamed Lika.
Në orën 09:00 – Homazhe shtetërore. (Lapidari i Policëve të rënë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë)
Homazhe tek varri i Heroit Afrim Bunjaku, në fshati Samadrexhë, Vushtrri, do të bëhen në orën 10:00. Kurse vizita te familja nga ora 10:15.
Më pas, do të vijojnë homazhe e vizita në:
10:45 – Homazhe tek varri i Heroit Enver Zymeri. (Fshati Dubovc, Vushtrri)
11:30 – Vizitë në familjen e Heroit Enver Zymeri. (Familja e Heroit Enver Zymeri, në Vushtrri)
12:30 – Homazhe tek lapidari në vendin e rënies së Heroit Enver Zymeri. (Varage – Zubin Potok).
Lexo edhe:
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic