Një 73-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që e kishte pësuar 11 ditë më parë në Baicë të Drenasit.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Repartit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se viktima kishte qëndruar për 11 ditë në Intensivë.
“Pacienti që ju i referoheni nuk ka arritur që t’i përballojë lëndimeve që i ka pësuar në vetaksident. I njëjti ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit”, tha Uka.
Tutje, Uka tha se trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic