Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se kanë përfunduar analizat e ujit në pishinën e Gërmis dhe të njëjtat, sipas tij, kanë rezultuar të jenë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina.
“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), në kuadër të mandatit të tij për mbrojtjen e shëndetit publik, vazhdon me monitorimin e cilësisë së ujit në pishinën e Gërmisë. Rezultatet e mostrave të ujit të pishinës së Germisë të marra me datë 23 korrik 2025 rezultojnë brenda standardeve të parapara sipas rregullores për pishina”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHPK-së, do vazhdohet monitorimi i ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë.
“Me qëllim te mbrojtjes së shëndetit publik, ekipet e departamentit të Ekologjisë Humane/IKSHPK do të vazhdojnë me monitorimin e ujit për pije dhe ujit në pishinën e Gërmisë”, bënë të ditur IKSHPK./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...