Dështimi i 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësuesit diplomatikë të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në Prishtinë, të cilët e kanë cilësuar situatën si të papranueshme dhe zhgënjyese për qytetarët.
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, pas përfundimit të seancës së së premtes, theksoi se “Kosovës i duhet një Kuvend sa më shpejt” dhe nënvizoi nevojën urgjente për një qeveri të re, e cila do të forconte marrëdhëniet me Brukselin.
“Një qeveri e re që do ta ndërtojë një urë të re dhe të fortë mes Kosovës dhe BE-së. Ne erdhëm me shpresë të madhe këtu dhe fatkeqësisht asgjë nuk ndodhi sërish. Kosovës i nevojitet një Kuvend menjëherë, i duhet një qeveri e re që do ta ndërtonte një urë të re të fortë mes Kosovës dhe Brukselit që ta përshpejtojë rrugëtimin e sa drejt BE-së”, ka thënë ai./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...