Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për herë të 52-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituar legjislaturën e nëntë, e cila ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Vazhdimi i seancës konstituive është parashikuar të nisë në orën 11:00 dhe në të do të marrin pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë.
“Duke qenë se është mundësia e fundit për ta konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në Parlament”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Gjermane në Kosovë.
Përpjekja e 51-të për ta konstituuar Kuvendin, e mbajtur të mërkurën, përfundoi pa sukses. Ndryshe nga herët e kaluara, kësaj radhe nuk u hodh në votim as formimi i komisionit për votimin e fshehtë, për shkak të një përplasjeje mes kryesuesit të seancës, Avni Dehari, dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...