Atmosfera rreth përballjes mes Novi Pazarit dhe Jagiellonia Białystok në kualifikimet e Ligës së Konferencës u ndez jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj.
Të enjten mbrëma, në qytetin me shumicë boshnjake në jug të Serbisë – afër kufirit me Kosovën – tifozët vendas u përplasën me grupin huligan polak, të njohur për qëndrimet e tyre hapur anti-Kosovë.
24.07.2025, FK Novi Pazar – Jagiellonia Białystok🇵🇱, Torcida sandzak and ekstremi attacking Jagiellonia Białystok, click for more here: https://t.co/n9L34MaXMx
All in one place. Tap to download.
🔗 https://t.co/FXnrFRp1rX pic.twitter.com/KMus6Q478N— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) July 24, 2025
Provokimet nisën që para ndeshjes, kur huliganët polakë bënë thirrje kundër Kosovës gjatë udhëtimit për në Novi Pazar. Situata u tensionua edhe më shumë gjatë vetë ndeshjes, ku tifozët serbë u bashkuan me kore provokuese të tipit “Kosova është Serbi”.
Sipas raportimeve, tifozët boshnjakë reaguan me zemërim ndaj këtyre provokimeve dhe sulmuan huliganët polakë, duke shkaktuar përplasje të ashpra. Të paktën një tifoz polak ka mbetur i lënduar gjatë incidentit.
Pavarësisht trazirave jashtë fushës, Jagiellonia arriti të marrë një fitore 2:1, duke marrë një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit.
Organet e rendit pritet të hapin hetime mbi incidentet e dhunshme, ndërsa tensionet etnike dhe politike vazhdojnë të hedhin hije edhe mbi ngjarjet sportive në rajon.
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit ...
Busti i Adem Jasharit inaugurohet në Hamil të Fierit
BE bie dakord për kredi 90 miliardë euro për Ukrainën
Barcelona e vendosur për ta mbajtur Rashford-in
Kurti: Uroj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit edhe opozita e...
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë