
TURIN, ITALY - JULY 24: Juventus new signing Joao Mario with Damien Comolli at Juventus headquarters on July 24, 2025 in Turin, Italy. (Photo by Daniele Badolato - Juventus FC/Juventus FC via Getty Images)
Juventusi ka finalizuar transferimin e Joao Marion nga Porto, për një shumë prej 11.4 milionë euro plus 1.2 milionë euro në shpenzime shtesë, në kuadër të një marrëveshjeje që përfshin gjithashtu kalimin e Alberto Costës në drejtim të kundërt.
Transferimi u përmbyll sot, pasi futbollisti portugez iu nënshtrua testeve mjekësore dhe nënshkroi kontratë deri në qershor të vitit 2030.
Në njoftimin zyrtar të klubit italian theksohet se pagesa totale prej 12.6 milionë euro do të shpërndahet gjatë katër viteve financiare, duke ndihmuar menaxhimin ekonomik të klubit sipas rregullave të qëndrueshmërisë financiare.
Joao Marion, 25 vjeç, është një mbrojtës i djathtë, i njohur për fleksibilitetin taktik, pasi mund të aktivizohet edhe si mesfushor krahu apo pjesë e një treshje sulmuese, sipas nevojës.
Ai ka kaluar të gjitha nivelet e akademisë së FC Portos, dhe sezonin e kaluar realizoi 42 paraqitje zyrtare, duke dhënë 7 asiste.
Rasti i rëndë i 5-vjeçarit në Lipjan, reagon Action for Moth...
Llapi i revoltuar me gjykimin: Batatina kërkon përgjigje nga...
Ambasadori austriak shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike ...
Policia e Kosovës shpallë në kërkim katër persona për veprën...
Presidenti iranian konfirmon se Ministri i Inteligjencës ësh...
Nuk gabojnë Ballkani e Drita, bie Prishtina, ngritet Gjilani...