Egnatia ka arritur një fitore të madhe dhe mjaft të rëndësishme ndaj Dinamo Minsk, në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.
Rogozhinasit fituan 0-2, një fitore solide e cila i hap rrugë për kualifikim tutje, shkruan Arbresh.info.
Lushkja realizoi golin e parë për skuadrën shqiptare në minutën e 29-të.
Kurse vulën triumfit ia dha Bakayoko një minutë para fundit të kohës së rregullt. Me këtë fitore rogozhinasit kanë bërë një hap të madh drejt kualifikimit në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.
Nëse e arrijnë këtë sukses aty do të përballen me fituesin e duelit Olimpija Ljubljana – Inter Escaldes./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...