Hulk Hogan ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas vetes një trashëgimi të jashtëzakonshme në botën e mundjes dhe argëtimit.
Hogan emri i vërtetë i të cilit ishte Terry Gene Bollea, ndërroi jetë të enjten në mëngjes, pasi pësoi arrestit kardiak në shtëpinë e tij në Clearwater, Florida. Sipas autoriteteve, ai u trajtua nga shërbimet emergjente në vendngjarje rreth orës 10:00 të mëngjesit me orën lokale, por vdiq në spital rreth një orë më vonë.
Ish-presidenti amerikan Donald Trump ishte një nga të parët që reagoi publikisht pas ndarjes nga jeta të ikonës së WWE.
Ai ndau një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e cilësuar Hogan si “një mik të madh” dhe “njeri me zemër të madhe”.
“Sot humbëm një mik të madh – ‘Hulkster’. Hulk Hogan ishte MAGA deri në fund – i fortë, i mençur, i ashpër, por me një zemër gjigante. Ai mbajti një fjalim absolutisht elektrik në Konventën Nacionale Republikane, një nga kulmet e asaj jave.
Ai argëtoi fansa nga mbarë bota dhe ndikimi i tij kulturor ishte i jashtëzakonshëm.
Për gruan e tij, Sky, dhe familjen e tij, u dërgojmë ngushëllimet dhe dashurinë tonë më të ngrohtë. Hulk Hogan do të na mungojë shumë!”
IKD: 28 kandidatë për deputetë të përfshirë në raste penale
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...