Kushtetuesja ua ndalon çdo veprim deputetëve pas kalimit të afatit 30 ditor

21:36 | 24 Korrik 2025
E.H

Gjykata Kushtetuese ka caktuar masë të përkohshme ex officio përmes së cilës ndalon çdo veprim të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës lidhur me seancën konsituive pas përfundimit të afatit 30 ditor.

Në njoftim thuhet se masa e përkohshme hynë në fuqi më 27 korrik dhe zgjat deri më 8 gusht 2025, transmeton Arbresh.info.

Njoftimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ex officio masë të përkohshme në rastet KO193/25 dhe KO196/25, të parashtruara nga: Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është të përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25.

Gjykata, më 24 korrik 2025, ka vendosur njëzëri:

I. TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor, sikurse është përcaktuar me paragrafin 2 të pikës II të dispozitivit të Aktgjykimit KO124/25;

II. TË URDHËROJË që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025 në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025;

III. T’UA KUMTOJË këtë Vendim palëve;

IV. TË PUBLIKOJ këtë Vendim në Gazetën Zyrtare, në pajtim me nenin 20.4 të Ligjit;

V. Ky Vendim hyn në fuqi më 27 korrik 2025.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme