Problemet fizike të portierit të Barcelonës, Marc André ter Stegen, vazhdojnë.
Pas një dëmtimi të tmerrshëm vitin e kaluar, holandezi duhet t’i nënshtrohet përsëri një ndërhyrjeje kirurgjikale, këtë herë në shpinë.
Ai përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar për gjendjen e tij si dhe për operimin.
Dear Culers,
I wear the colors and jersey of FC Barcelona with great pride, whether on or off the pitch, in moments of success and in difficult times. Today is a personally difficult day for me.
Physically and athletically, I feel in very good shape, although unfortunately I…
— Marc ter Stegen (@mterstegen1) July 24, 2025
Ky është postimi i tij në rrjetet sociale:
“Të dashur Culers, unë i vesh ngjyrat dhe fanellën e Barcelonës me shumë krenari, brenda dhe jashtë fushës, në momente suksesi dhe në momente vështirësie. Sot është një ditë e vështirë për mua në nivel personal. Fizikisht dhe atletikisht, ndihem në formë të shkëlqyer, megjithëse për fat të keq nuk jam i lirë nga dhimbjet. Pas diskutimeve intensive me ekipin mjekësor të Barcelonës dhe ekspertë të jashtëm, mënyra më e shpejtë dhe e sigurt për t’u rikuperuar plotësisht është operacioni në shpinë. Pas operacionit tim të fundit në shpinë, u ktheva në fushë pas 66 ditësh, pothuajse dy muaj; këtë herë, mjekët besojnë se do të më duhen rreth tre muaj si masë paraprake, për të shmangur çdo rrezik. Emocionalisht, më dhemb shumë të mos jem në gjendje të mbështes ekipin gjatë kësaj kohe. Për fat të mirë, rehabilitimi është i menaxhueshëm dhe rruga drejt rikuperimit është e qartë. Do t’ju mbaj të informuar për rikuperimin tim dhe dua t’ju falënderoj sinqerisht, të dashur Culers, që jeni gjithmonë pranë meje. Mos u shqetësoni, do të kthehem! Marc.”
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...