Nuk ndalet Liverpooli pas Ekitikes dëshiron edhe Isakun

16:26 | 24 Korrik 2025
D.H

Liverpooli nuk e ka mbyllur merkaton e verës për repartin ofensiv, pavarësisht se ka siguruar firmën e Hugo Ekitike.

Emri i Alexander Isak vazhdon të qëndrojë lart në listën e dëshirave të “The Reds”, por transferimi i mundshëm i tij është i ndërlidhur me disa kushte të rëndësishme.

Sipas The Athletic, Liverpool ka zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e sulmuesit suedez që rreth 10 ditë më parë, duke shprehur interesin konkret për të.

Megjithatë, për të bërë një ofertë zyrtare ndaj Neëcastle United, “The Reds” duhet të përmbushë dy kushte: Të shesë Luis Díazin dhe Neëcastle të japë dritën jeshile për shitjen e Isak, diçka që ende nuk ka ndodhur zyrtarisht.

Aktualisht, Neëcastle nuk ka vendosur të hapë negociatat për largimin e Isak, pasi sulmuesi suedez është një ndër pikat më të forta të skuadrës së Eddie Hoëe.

Në anën tjetër, Isak nuk është në bisedime konkrete me klubin saudit Al Hilal, ndonëse mediat në Lindjen e Mesme e kanë përmendur si një objektiv të tyre.

Vetë lojtari thuhet se është më i prirur të vazhdojë karrierën në Premier League dhe një kalim te një klub si Liverpool mund të përbëjë një hap të madh për të.

E ardhmja e Alexander Isak mbetet e hapur, por gjithçka do të varet nga lëvizjet e Liverpoolit në dalje dhe gatishmëria e Neëcastle për të negociuar. Deri atëherë, kontaktet janë vendosur, por nuk ka hapa konkretë drejt transferimit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale