Një delegacion nga Bosnje dhe Hercegovinës vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

16:18 | 24 Korrik 2025
E.H

Një delegacion nga Agjencia Federale për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara të Federatës së Bosnje e Hercegovinës, kryesuar nga drejtori i kiësaj Agjencie, Emir Basic, vizituan sot Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Delegacioni nga Republika e Bosnje dhe Hercegovinës fillimisht u pritën nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit,  Besim Kelmendi dhe më pas nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe njëherësh udhëheqës i Zyrës për Rikthimin e Asteve  Bahri Hyseni, së bashku më zyrtarët e deleguar të Institucioneve ligjzbatuese , si dhe përfaqësuesin e UNDP-së.

“Gjatë këtyre takimeve u diskutua për funksionimin e këtyre dy mekanizmave, duke përfshirë infrastrukturën ligjore, strukturat organizative dhe shkëmbimin e përvojave, më qëllim të avancimit të efikasitetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në rastet kur paraqitet nevoja për rikthimin e aseteve të konfiskuara që janë fituar më vepër penale”, thuhet në njoftim.

Të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për thellim të bashkëpunimit, duke ndarë mes tyre përvojat dhe praktikat më të mira./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme