Presidenti francez Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte ngritën një padi për shpifje në SHBA të mërkurën kundër influenceres dhe podkasteres Candace Owens, e cila kishte pretenduar se zonja e parë e Francës është mashkull.
Familja Macron tha në një padi të ngritur në Gjykatën e Lartë të Delaware se Owens ka zhvilluar një “fushatë poshtërimi global” të mbushur me gënjeshtra për të promovuar podcast-in e saj dhe për të fituar më shumë fansa, shkruan Reuters.
Familja Macron tha se gënjeshtrat përfshinin edhe faktin se Brigitte Macron, 72 vjeç, lindi me emrin Jean-Michel Trogneux, emri i vërtetë i vëllait të saj më të madh.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga avokatët e tyre, çifti Macron tha se ata ngritën padi pasi Owens hodhi poshtë tre kërkesa që ajo të tërhiqte deklaratat shpifëse.
Padia e së mërkurës është një rast i rrallë i një udhëheqësi botëror që ngre padi për shpifje.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...