Chelsea ka arritur një marrëveshje për kushtet personale me Jorrel Haton dhe mbrojtësi i ka kërkuar Ajaxit të largohet.
Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, negociatat po shkojnë drejt fazës përfundimtare, pasi çmimi i diskutuar tani është rreth 40 milionë euro.
Hato informoi menaxhmentin e Ajaxit dhe trajnerin për dëshirën e tij të qartë për t’u bashkuar me Chelsean.
Aktualisht ai ka një kontratë me Ajaxin që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2028.
Futbollisti ka dal nga akademia dhe deri më tani ka luajtur 111 ndeshje zyrtare me skuadrën nga Amsterdami, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar nëntë.
Ai luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, mirëpo mund të luaj edhe si qendërmbrojtës./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...