Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Gashiq, i cili akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe institucionet e Kosovës se po “sajojnë luftën kundër krimit për qëllime terrori dhe spastrimi etnik”.
Sipas Maqedoncit, këto deklarata janë vazhdimësi e retorikës destabilizuese të presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe pasqyrojnë ideologjinë e ish-udhëheqësit kriminal Sllobodan Millosheviq, transmeton Arbresh.info
“Kur flasim për krimin dhe destabilizimin, i kujtojmë Ministrit Gashiq se politika shtetërore e Serbisë mbetet gjeneratorja dhe mbështetësja më e madhe dhe më e rrezikshme e destabilizimit dhe krimit në Ballkanin Perëndimor. Përmes një lufte hibride — që përfshin kërcënimin konvencional përmes militarizimit të zonave përreth Kosovës, mbështetjen dhe strehimin e grupeve terroriste të udhëhequra nga krimineli Millan Radoiçiq, fushatave të dezinformimit dhe lajmeve të rreme, luftës diplomatike dhe sponsorizimit të akteve të sabotazhit — strukturat politike dhe të sigurisë në Serbi synojnë destabilizimin e qëllimshëm të Republikës së Kosovës, si dhe minimin e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së saj”, ka shkruar MAqedonci në Facebook.
Maqedonci theksoi se këto veprime synojnë dobësimin e sovranitetit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, por shtoi se këto sulme janë intensifikuar për shkak të sukseseve të qeverisë Kurti në forcimin e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e vendit.
“Ndërkohë që në Serbi mbahen parada ushtarake për të frikësuar fqinjët, është kulmi i hipokrizisë të akuzosh Kosovën për veprime tërësisht të ligjshme brenda kufijve të saj,” theksoi ministri i Mbrojtjes.
Ai hodhi poshtë akuzat për diskriminim ndaj komuniteteve jo-shqiptare, duke theksuar se Qeveria Kurti gëzon mbështetje të gjerë nga komunitetet jo-shumicë, përfshirë edhe atë serb, si rezultat i politikave të drejtësisë dhe barazisë. Në kontrast me këtë, Maqedonci vuri në pah politikat përjashtuese të Serbisë ndaj komuniteteve jo-serbe, veçanërisht shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Për të garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon, Maqedonci propozoi dy masa thelbësore: de-hegjemonizimin e politikës serbe dhe dekriminalizimin e ushtrisë së Serbisë, e cila ende drejtohet nga figura të përfshira në krimet e luftërave të viteve ‘90. Ai përmendi edhe Shefin e Shtabit të Ushtrisë Serbe, Gjeneral Mojsiloviq, si një nga figurat kyçe të përfshira në operacionet ushtarake në Kosovë.
“Përderisa për Serbinë e Millosheviqit lufta ishte zgjedhje, për popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë ajo ishte detyrim për mbijetesë,” deklaroi Maqedonci.
Ai përfundoi se Kosova do të vazhdojë pa lëkundje në rrugën e saj euro-atlantike, e vendosur për të mbrojtur territorin, sovranitetin dhe rendin kushtetues të vendit përmes vlerave demokratike dhe sundimit të ligjit./Arbresh.info
Postimi i plotë:
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...