Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurti.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
“The Reds” do të paguajë 82 milionë euro plus 12.5 milionë tjera bonuse.
Ekitike ka nënshkruar një kontratë gjashtë vjeçare me klubin, e cila do ta mbajë të lidhur me kampionin e Anglisë deri në vitin 2031.
Sulmuesi francez para Frankfurtit karrierë ka bërë edhe tek Parisi.
Gjatë aventurës së tij me klubin gjerman, ai ka luajtur 64 ndeshje, dhe ka shënuar 26 gola e 14 asistime.
Ekitike është përforcimi i katërt i madh i Liverpoolit këtë verë, pas Jeremie Fripmong, Florian Ëirtz dhe Milos Kerkez./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...