E ardhmja e yllit të Real Madridit, Rodrygo mbetet akoma e paqartë.
Real Madridi ka vendosur që ta shes brazilianin në qoftë se në drejtim të tij vjen një ofertë e mirë, shkruan Arbresh.info.
Pas këtij lajmi disa klube të mëdha evropiane janë interesuar për transferimin e brazilianit. Liverpooli i cili ka bërë një merkato të jashtëzakonshme, e ka në radar anësorin e “Los Blancos”.
Sipas Florian Plettenbergut, edhe Paris Saint-Germain po e ndjekin nga afër situatën e Rodrygos.
PSG ka shprehur interesimin e tyre dhe vazhdon të kërkojë një anësor të ri të ri dhe cilësor, siç është raportuar më parë. Qasja e tyre do të varet nga mundësitë që do të ofrojë tregu.
Çmimi i cili kërkohet për Rodrygon nga Real Madridi është së paku 80 milionë. Ai ka një kontratë me klubin deri në vitin 2028.
Teksa, Realit iu ishte bashkuar në vitin 2019 nga Santosi./Arbresh.info
🚨🆕 Understand that not only Liverpool but also Paris Saint-Germain are closely monitoring #Rodrygo’s situation.#PSG have expressed their interest and continue to look out for a new young top winger, as revealed. Their approach will depend on market opportunities.@SkySportDE… pic.twitter.com/brv1T1LcUa
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) July 23, 2025
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...