Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar ashpër në rrjete sociale ndaj deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, pas përplasjes verbale që ajo pati gjatë seancës së fundit plenare me nënkryetarin e Kuvendit, Avni Dehari.
Në një postim në Facebook, Qorrolli ka përdorur gjuhë fyese ndaj Musliut, duke e quajtur atë “çapaçule” dhe “gango me duar në xhepa”.
Ai e ka akuzuar deputeten për, siç e ka quajtur ai, “dhunë verbale” dhe mungesë respekti ndaj figurave institucionale.
“Gango me duar në xhepa i detyrohet me një ndjesë publike jo vetëm z. Dehari, por edhe publikut që e pa të lënduar dinjitetin e një figure të respektuar. Gangoja me gjithë tonin e saj neveritës, s’u ngrit dot asnjë centimetër mbi Avni Deharin. Përkundrazi, ajo u fundos në sytë e çdo qytetari që ka ende një pikë edukate dhe një gram respekti për pleqtë e këtij vendit”, tha ai./Arbresh.info
Përplasje verbale mes Musliut e Deharit – dështon edhe përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...