Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar sot me homologun e tij turk, Yasar Guler, në një takim ku në fokus ishin bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimet strategjike në rajon.
Maqedonci ka zbuluar se një ndër temat kryesore të diskutimit ishte roli i ardhshëm i Kosovës në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit, projekt që pritet të forcojë ndjeshëm kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“E veçanta e këtij takimi ishte diskutimi mbi rolin strategjik që do të ketë Kosova në rajon pas funksionalizimit të fabrikës së municionit. Ky projekt do të rrisë ndjeshëm aftësitë e FSK-së, do të mundësoj vet-qëndrueshmëri logjistike dhe do të kontribuojë në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit. Kosova, duke forcuar strukturat e saj mbrojtëse, do të jetë në një pozicion më të mirë për të kontribuar në sigurinë rajonale dhe për të ndihmuar në promovimin e paqes dhe stabilitetit’, tha ai.
Ministri kosovar theksoi edhe rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Turqinë, duke e konsideruar këtë marrëdhënie si thelbësore për paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...