Ditën e sotme më 23 korrik 2025 në Tiranë në orën 18:00. do të mbahet një protestë pro Palestinës teksa pjesë e saj do të jetë aktivistja e njohur, Greta Thunberg. Me anë të një videomesazh në rrjetet sociale, Thunberg thotë se tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej”.
Ajo thotë se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Aktivistja shton se tubimi do të jetë për të kërkuar “fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”.
“Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Nesër do t’i bashkohem protestës në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në orën 18:00. Shpresoj të të shoh aty”, thotë Thunberg.
Në muajin qershor 2025 Greta Thunberg bashkë me disa aktivistë të tjerë u ndaluan nga ushtria izraelite në një anije me të cilën synonin të dërgonin ndihma në Rripin e Gazës. Ajo u shpall person “non grata” nga Izraeli dhe u riatdhesua. Anija u nis nga Italia më 1 qershor për të rritur ndërgjegjësimin për kushtet e urisë në Gaza dhe për të shpërndarë ndihma. Mjeti lundrues që mbante 12 persona.
View this post on Instagram
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...