Kryetari i Skenderajt Fadil Nura, ka dhënë detaje lidhur me raportimin se një person vdiq sot në vendin e tij të punës në Skenderaj.
Ai ka konfirmuar vdekjen e të riut Robert Veliut, megjithatë duke theksuar se ai u nda nga jeta si pasojë e një sulmi kardiak, por jo nga siguria në punë.
“Bazuar në informacionet që kam dhe bazuar në ekzaminimet mjekësore ai ka pasur sulm kardiak. Edhe pronari i kompanisë ka deklaruar se ky rast nuk lidhet me sigurinë në punë. Ai ka vdekur diku rreth orës 16:00 para përfundimit të orarit të punës”, deklaroi Nura./KlanKosova
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...