Sllovenia është përfshirë nga stuhi të fuqishme që po sjellin reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe breshër, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona.
Si pasojë, në disa pjesë, mijëra banorë të Ljubljanës kanë mbetur pa energji elektrike, shkruajnë mediat e huaja.
Veç kësaj, erërat kanë rrëzuar pemë, dëmtuar ndërtesa dhe penguar qarkullimin në rrugët kryesore dhe autostrada.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit ka dhënë alarmin portokalli për pjesën më të madhe të vendit.
Sipas autoriteteve, stuhia pritet të dobësohet pas orës 21:00.
Ndërkohë, DHMZ në Kroaci ka paralajmëruar për afrimin e motit të keq nga Sllovenia drejt veriut dhe qendrës së vendit.
Qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes për shkak të mundësisë së breshërit, rrufeve dhe përmbytjeve të shpejta. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...