Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka njoftuar për nisjen e udhëtimit akademik të 16 studentëve të rinj nga Kosova drejt SHBA-së, në kuadër të Programit të Shkëmbimit dhe Studimit Rinor Kennedy-Lugar (YES).
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, nga Ambasada falënderuarn familjet pritëse që hapen shtëpitë për këta të rinj.
“Ambasada e SHBA-së është e emocionuar që sheh grupin e ri prej 16 studentësh të jashtëzakonshëm nga Kosova të fillojnë udhëtimin e tyre në Shtetet e Bashkuara përmes Programit të Shkëmbimit dhe Studimit Rinor Kennedy-Lugar (YES)! Kjo përvojë transformuese do të ndihmojë në formësimin e të ardhmes së tyre në mënyra të panumërta, dhe mezi presim të dëgjojmë për rritjen dhe aventurat e tyre gjatë vitit të ardhshëm. Një falënderim i përzemërt familjeve pritëse që hapën shtëpitë dhe zemrat e tyre për këta udhëheqës të rinj. Bujaria juaj e bën të mundur këtë mundësi të jashtëzakonshme! YES Kosova”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...