Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot, për herë të 50-të, në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt.
Vazhdimi i seancës konstrituive do të fillojë në orën 11:00.
Të shtunën ka dështuar edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka kërkuar dje nga subjektet politike që nuk kanë propozuar emër për anëtarë të Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit që ta bëjnë një gjë të tillë, por si zakonisht ata kanë refuzuar.
Në votimin e Komisionit për votim të fshehtë nga 90 deputetë të pranishëm, për votuan 50 deputetë, derisa nuk pati as vota kundër e as abstenim, pasi pjesa tjetër e deputetëve si zakonisht deri më tash, nuk morën pjesë në votim.
Procesi i konstituimit po vazhdon të mbetet i bllokuar në pikën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, çka ka pamundësuar vazhdimin e rregullt të punës së këtij institucioni për më shumë se katër muaj.
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...