Për t’i hapur rrugë zhbllokimit të parlamentit, Lëvizjes Vetëvendosje po i kërkohet që ta bëjë kurban pozitën e kryeparlamentarit. Nisma Socialdemokrate ka ngulur këmbë që Fatmir Limajn ta ulë në krye të Kuvendit, në këmbim të tri votave të tyre për konstituim të këtij organi.
E këtë kompromis nuk e ka pranuar Lëvizja Vetëvendosje, për çka edhe takimi i së shtunës mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe liderit të Nismës, Fatmir Limaj përfundoi pa një ujdi.
Njohës të fushës nuk e përjashtojnë mundësinë që Limaj të kërkojë këtë post, pasi thonë se nuk ka njerëz të kualifikuar për t’i vënë në krye të ndonjë ministrie.
Fatime Hajdari, analiste thotë se kërkesa e Nismës për postin e kryeparlamentarit është e paarsyeshme në këtë situatë.
Edhe nëse do të arrihet një ujdi me Nismën, LVV-së do t’i duhet edhe një votë nga partitë e tjera për të zhbllokuar Kuvendin.
Kjo pasi ky subjekt ka 48 ulëse të garantuara, 3 vota të Nismës, 8 të komuniteteve jo serbe dhe një të Nenad Rashiqit që gjithsej i bie 60.
Ndërkaq, të hënën do të bëhet përpjekja e 50-të për konstituimin e përbërjes së parlamentare.
Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat partive politike që deri më 26-tin e këtij muaji ta konstituojë këtë organ./rtk
Zelensky: Pranimi i Ukrainës në BE duhet të përfundojë deri ...
Kurti, Osmani e Basha nderojnë viktimat e Holokaustit në Dit...
Lëvizja Vetëvendosje: Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Pri...
Ismajli dëmtohet sërish, mësohet se sa do të qëndrojë jashtë...
Genoa insiston në shërbimet e Kristjan Asllanit
Vuçiq vazhdon të mohojë gjenocidin: Është term juridiko-poli...