Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, para të gatshme në vlerë rreth 4.010 €, një thikë dhe një palë gërshërë.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“POSEDIM I NARKOTIKËVE/ARMËMBAJTJE PA LEJE Rr. Mon Balaj, Prishtinë 19.07.2025-04:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi që gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, para të gatshme në vlerë rreth 4.010 €, një armë e mprehtë (thikë) dhe një palë gërshërë. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
11 gladiatorët dardanë që kërkojnë historinë në Sllovaki ...
Këta janë 11 luftëtarët kuqezi që kërkojnë historinë ndaj Po...
Haradinaj i jep ‘zemër’ lojtarëve të Kosovës para ndeshjes m...
Vijon lirimi i hapësirave nga makinat e vjetra- Rama: Pastro...
Turqia në epërsi ndaj Rumanisë
Hamza: Sonte bashkohem me të gjithë tifozët për t’iu uruar f...