Një 40-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve serioze që mori, por që ende nuk dihet se si erdhi deri të këto plagë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi për Arbresh.info tha se i ndjeri, sipas informatave fillestare, ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë në momentin e incidentit.
Megjithëse, rrethanat mbeten ende të paqarta.
“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur. Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore. Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e Bytyqit.
Kurti paralajmëron takime me opozitën për Presidentin
Begaj për personat me autizëm: Të bëjmë gjithçka që ata të j...
Vdes prifti Dom Kelmend Spaqi, që gjatë luftës lajmëronte if...
FMN: Ekonomia e Kosovës në rritje më të ngadaltë, rreziqet p...
Trump thotë se SHBA është afër “ta mbarojë punën” në Iran, p...
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...