Artistit të njohur Armend Rexhepagiqi, sot do t’i dorëzohet ‘Hyjnesha në Fron’ nga Komuna e Prishtinës.
Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do t’i dorëzojë mirënjohje dhe “Hyjneshën në Fron” për kontributin e çmuar të Rexhepagiqit në zhvillimin e kulturës muzikore dhe artistike në vend.
Rexhepagiqi këtë të shtunë promovon ‘Dashni e vjetër’, RTK sponsor media.
Një nga emrat ikonikë të skenës muzikore vendore, Armend Rexhepagiqi, këtë të shtunë, si pak herë, ngjitet në skenë për koncertin e tij.
“Dashni e vjetër” e ka quajtur Rexhepagiqi mbrëmjen muzikore që do të mbahet në Prishtinë, e cila do të jetë edhe moment promovimi i albumit të ri, po me këtë emërtim.
Krahas krijimtarisë muzikore tashmë të njohur, kantautori shqiptar do t’i japë zë edhe këngëve të reja, pikërisht nga ky album: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”, më 19 korrik te Pallati i Rinisë.
Radiotelevizioni i Kosovës është sponsori medial i ngjarjes dhe do ta transmetojë koncertin e Rexhepagiqit.
Ai është i njohur për disa nga hitet e tij muzikore si “Dashurinë ku e kam”, “Ti nuk më meriton”, “Shkel” e shumë këngë të tjera që dëgjohen prej shumë vitesh. Gjithashtu, ai mban vulën e teksteve të dhjetëra këngëtarëve shqiptarë.
Trump zbardh bisedën telefonike me Putin: Prioritet mbetet p...
Google Translate mbush 20 vjet, shton një veçori shumë të kë...
YouTube teston mënyrë të re kërkimi me inteligjencën artific...
Çfarë ndodh nëse qëndroni ulur për më shumë se një orë pas n...
Dëshiron të flesh më mirë? Ekspertët zbulojnë kohën më të mi...
Kurti i dërgoi mesazh Hamzës në mbrëmje, Çitaku zbulon përmb...