Meteorologu Mendim Rugova ka publikuar parashikimin e motit për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme në Kosovë, duke paralajmëruar një rritje të ndjeshme të temperaturave, shkruan Insajderi.
Sipas tij, të premten do të ketë shpërndarje të vransirave në orët e paradites, ndërsa dita do të karakterizohet me më shumë intervale me diell dhe erë të freskët veriore e verilindore me shpejtësi 5-10 m/s. Temperaturat minimale pritet të zbresin deri në 12-15°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 27-29°C.
Nga fundjava, sipas Rugovës, do të mbizotërojë mot më stabil, kryesisht me kthjellime dhe diell. Temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur të shtunën dhe të dielën në 34-36°C.
Parashikimi tregon se vala e të nxehtit do të intensifikohet nga e hëna, kur temperaturat maksimale do të kapin vlerat ekstreme prej 37 deri në 39°C, ndërsa lokalisht ka gjasa të arrijnë deri në 40°C. Edhe temperaturat minimale do të rriten, nga 12°C në fundjavë deri në 18-20°C gjatë javës.
Hakerët iranianë sulmojnë Postën Shqiptare, Demo: Shërbimi v...
Pacolli paralajmëron: Krizat politike po rrezikojnë të ktheh...
Vëllai i Liridona Ademajt kërkon nga mediat të mos i publiko...
Sa shumë mund, sakrifica, pengesa e vështirësi për të ardhur...
Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten
Zbulohet lokali me lojëra fati në Shkodër, një i arrestuar d...