Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Prishtinës dhe Sheriff Tiraspol, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra vendase e ka nisur ndeshjen më kërkuese, duke u përpjekur të gjejë golin e avantazhit, ndërsa në minutat e para ka pasur edhe një moment diskutues.
Lojtarët e Prishtinës kanë kërkuar penallti pas një zhvillimi brenda zonës, duke detyruar gjyqtarin ta ndalojë lojën për ta shqyrtuar vendimin me ndihmën e VAR. Megjithatë, pas rishikimit, vendimi ka qenë i qartë: nuk ka pasur penallti.
Pjesa tjetër e fraksionit të parë nuk ka prodhuar ndonjë rast të rrezikshëm për asnjërën skuadër. Megjithatë, në dispozicion të të dy ekipeve mbetet edhe pjesa e dytë për të ndryshuar fatin e takimit.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Moldavi, Sheriff Tiraspol kishte fituar bindshëm me rezultatin 5-0.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...