Ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, e ka quajtur vendim të habitshëm atë Gjykatës Supreme, sa i përket shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë, janë të papranueshme dhe ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit.
“Për mua ka qenë një aktgjykim i habitshëm, për faktin se Gjykata Supreme i ka tejkaluar kompetencat duke hyrë në kompetenca të Gjykatës Kushtetuese. Ne do ta ankimojmë këtë vendim sepse e kemi të drejtën e dërgimit të tij në Kushtetuese”, ka thënë Haxhiu, pas seancës së 48-të konstituive.
Neni 31, sipas saj, nuk përmend aktet nënligjore gjegjësisht udhëzimet sepse ajo përcakton se çka mund të bëjë qeveria në detyrë. Haxhiu ka thënë se nuk mund të bëjnë votime të ligjeve, e marrëveshje ndërkombëtare, strategji.
“Po do të vazhdojmë të mbajmë mbledhje të qeverisë se jemi qeveri në detyrë, shteti nuk mund të mbetet pa qeveri të paktën tranzitore pra që është në detyrë për t’i kryer obligimet që ka deri në zgjedhjen e qeverisë së re”, tha ajo.
Gjykata Supreme ka theksuar se deklaratat e Qeverisë në detyrë, e cila kishte shprehur shqetësim pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për pajisjet fiskale dhe softuerët elektronikë fiskalë, janë të papranueshme dhe ndërhyjnë në pavarësinë e gjyqësorit.
“Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës. Vendimet e Gjykatës Supreme janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe si të tilla duhet të respektohet”, thuhet në reagim./rtk
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri