Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me profesorin japonez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin Kobe, Tosh Minohara, i cili është edhe këshilltar i jashtëm i ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë.
Maqedonci tha se ndihej i nderuar nga kjo vizitë dhe e cilësoi diskutimin si përmbajtësor, duke theksuar se të dy palët shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet gjeopolitike dhe interesat e përbashkëta në fushën e sigurisë.
“Ndërsa sot veçanërisht jam ndier i nderuar me vizitën e Tosh Minohara, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin Kobe, njëherazi këshilltar i jashtëm i ministrit të Punëve të Jashtme të Japonisë. Ishte diskutim përmbajtësor, ndërsa patëm rastin të shkëmbejmë pikëpamjet sa i përket rrethanave gjeopolitike e interesat e përbashkëta. Me Japoninë ndajmë vlerat demokratike e humane si dhe pikëpamjet mbi politikat e jashtme, andaj duhet ta shtojmë bashkëpunimin duke aspiruar që të jemi partneri më i besueshëm i Japonisë në Evropën Juglindore’, tha ai./Arbresh.info
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...