Kulmet e dy ndërtesave në lagjen e Muhaxherëve, në afërsi të Parkut të Qytetit, Prishtinë janë përfshirë sonte nga zjarri, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili falënderoi zjarrfikësit për reagimin e shpejtë dhe profesional.
Ai tha se falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të zjarrfikësve, zjarri në ndërtesën në rrugën “Isa Kastrati” – u lokalizua në kohë, duke shmangur përhapjen dhe dëmet e mëdha.
“Falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të zjarrfikësve, zjarri në ndërtesën në rrugën “Isa Kastrati” – u lokalizua në kohë, duke shmangur përhapjen dhe dëmet e mëdha. Dola për të parë nga afër situatën dhe për të shprehur falënderimet për ekipin e zjarrfikësve dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për koordinimin efikas dhe përkushtimin në mbrojtje të sigurisë publike.”, tha ai./Arbresh.info/
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping