Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë filluar dëshminë dy dëshmitare të thirrura nga mbrojtësi i viktimave në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Më herët kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, njoftoi se kanë marrë vendim për të rrëzuar në tërësi mocionin e mbrojtjes lidhur me rrëzimin e disa fakteve materiale që kanë të bëjnë me akuzat në aktakuzë që lidhen me ngjarje që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.
Seanca e sotme ka vazhduar me dëshmitarët me kodin VE01 dhe VE02 e këta janë Karin Duhne-Prinsen dhe Dr Catherine Nicola Black.
Duhne-Prinsen gjatë seancës, tha se është psikologe, kurse Nicola Black tha se është psikiatre.
Me pyetje ndaj dy dëshmitareve filloi mbrojtja e viktimave e përfaqësuar nga avokati Simon Laws.
Smith thotë se dëshmia këtyre dy dëshmitareve mund të zgjasë përafërsisht dy ditë.
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...