Luftëtari i MMA qëllohet me pesë plumba në trup, Khizriev i shpëton atentatit

13:45 | 16 Korrik 2025
D.H

Luftëtari rus i MMA-së me origjinë nga Dagestani, Timur Khizriev, u plagos rëndë kur sulmues të panjohur të maskuar qëlluan me pesë plumba drejt tij përpara një ndërtese në Makhachkala.

Incidenti ndodhi natën midis të martës dhe të mërkurës, dhe mediat ruse raportojnë se dy sulmues të maskuar e pritën Khizrievin përpara ndërtesës, dhe pasi ai doli nga makina, ata qëlluan pesë plumba drejt tij nga një pistoletë.

Një video shqetësuese, me sa duket nga kamerat e mbikëqyrjes, u shfaq gjithashtu.

RIA Novosti raporton se Kizriyev është në spital me lëndime të shumta, por jeta e tij është jashtë rrezikut.

“Ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. U qëllua nga të paktën pesë plumba. Për aq sa di unë, asnjë nga plagët nuk është e thellë”, tha një burim pranë luftëtarit për TASS.

Khizriev lufton në divizionin e peshave të lehta të organizuar nga PFL.

Ai më parë ka garuar në organizatat Bellator, FNG, EFC dhe ACB, dhe gjashtë vjet më parë fitoi Çmimin e Madh në organizatën ACB.

 

Shpërndaje në rrjete sociale