Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht largimin e Lucas Vázquez, një prej figurave më të dashura dhe më të respektuara në historinë e klubit.
Ceremonia e lamtumirës do të zhvillohet nesër, të enjten më 17 korrik, në orën 13:00, në ambientet e Ciudad Real Madrid, në prani të presidentit Florentino Pérez.
Klubi ka shprehur mirënjohjen dhe respektin maksimal për futbollistin, duke e quajtur atë një “legjendë të vërtetë të Real Madridit”.
Lucas Vázquez iu bashkua Real Madridit në vitin 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, duke kaluar të gjitha kategoritë e akademisë nga Juvenil C deri te Castilla.
Pas një huazimi te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator të vitit 2015 dhe që nga ajo kohë ka zhvilluar 402 ndeshje zyrtare në 10 sezone, duke qenë pjesë e një prej epokave më të suksesshme të historisë së klubit.
Gjatë qëndrimit të tij, Vázquez ka fituar 23 trofe madhorë: 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa të Botës për Klube, 4 Superkupa Europe, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa të Spanjës.
Florentino Pérez theksoi: “Lucas Vázquez është mishërimi i vlerave të Real Madridit punë, përkushtim, përulësi dhe shpirt fitues. Ai largohet si një nga lojtarët më të dashur nga tifozët tanë. Real Madrid do të jetë gjithmonë shtëpia e tij.”
Klubi i uron Lucasit dhe familjes së tij suksese në kapitullin e ri të jetës./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...