Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, dorëzuan sot në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin për arkat fiskale.
Mustafa dhe Zogaj dorëzuan vendimin e Gjykatës Supreme, e cila dje publikoi vendimin për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.
Vendim ky që ishte ndërmarr nga ministri i Financave, Hekuran Murati.

Vendimi i Gjykatës është marrë me arsyetimin se ky udhëzim është miratuar nga një qeveri dhe një ministër në detyrë, të cilëve u mungojnë kompetencat për nxjerrjen e akteve nënligjore.
Ky vendim i Supremes nxiti reagime të shumta, ku për këtë reagoi edhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Sipas tij, ky vendim nënkupton ndërprerjen e një procesi të rëndësishëm për modernizimin e sistemit tatimor dhe mbetet në favor të një monopoli me kosto të lartë për bizneset./Arbresh.info/
Pesë lojtarë të Castilla që luajtën ndaj Elche – Kush janë t...
Manchester United forcon pozitën e tretë pas fitores me Asto...
Zyrtari amerikan: Lufta me Iranin mund të përfundojë brenda ...
“Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga nj...
Liverpool – Tottenham, publikohen formacionet zyrtare
Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “...