Ramadani flet pas suksesit historik: Ishte një obligim profesional dhe kolektiv, ndaj Copenhagenit me flamur të bardhë nuk do të dalim

11:43 | 16 Korrik 2025
D.H

Drita mbrëmë shkroi histori duke kaluar në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, pasi mposht në dy ndeshjet me rezultat të përgjitshëm 4-2, kampionin e Luksemburgut, Differdange 03.

Në rrethin e dytë, Drita do të përballet me gjigantin danez, Copenhagen, shkruan Arbresh.info.

Pas suksesit të mbrëmshëm ka folur edhe Zekirija Ramadni, trajner i skuadrës nga Gjilani.

Ai tha kalimi në fazën e dytë ishte obligim kolektiv.

“Kam besuar në punën që kemi bërë dhe në cilësinë e ekipit, dhe ja që u kualifikuam në raundin e dytë. Por në këtë kanë besuar të gjithë në skuadrën tonë, dhe së bashku arritëm të kalojmë raundin e parë. Ishte një obligim profesional dhe kolektiv ta kalonim këtë sfidë – dhe ia dolëm ta përmbushim qëllimin tone”, tha ai.

Më tej Ramadani foli edhe për kundërshtarin e radhës, ku theksoi se Drita nuk do të hyjë me flamur të bardhë në këtë sfidë.

“Tani, natyrisht, kemi përballë një kundërshtar ndryshe. Por më parë duhet të bëjmë analizën dhe pastaj, si staf, të japim më të mirën për të përgatitur një analizë të mirëfilltë, e cila pastaj do t’u përcillet futbollistëve. Ata e dinë dhe e kanë aftësinë të japin maksimumin në fushë. Me flamur të bardhë nuk do të dalim.”

“Nëse duam të bëhemi lajm kryesor në Evropë, duhet të eliminojmë kundërshtarë të këtij rangu”, tha Ramadani.

Ndeshja e parë ndaj Copenhagenit luhet me 22 korik në Danimarkë, teksa loja e kthimit është një javë më vonë në “Fadil Vokrri”./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme