Granit Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes këtë merkato, ku fillimisht ishte lidhur për një transferim të mundshëm tek Milani.
Ndërsa ditëve të fundit edhe një klub tjetër është interesuar për shërbimet e tij, bëhet fjalë për Neom SC, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.
Drejtori sportiv i klubi gjerman, Simon Rolfes, ka komentuar situatën e mesfushorit me prejardhje nga Kosova.
“Ka interes, por ende asgjë konkrete. Aktualisht po finalizojmë skuadrën, e cila duhet të jetë rreth 95% e plotë në këtë fazë të përgatitjeve”.
“Graniti është një pjesë e rëndësishme e këtij procesi. Kjo është arsyeja pse vendimi do të merret shumë shpejt”, ka thënë Rolfes.
Xhaka iu bashkua Leverkusenit verën e vitit 2023 nga Arsenali, ku kaloi dy sezone fantastike me “Aspirinat”, duke arritur suksese historike.
Mesfushori i Zvicrës kontribuoi me gjashtë gola e nëntë asistime në 99 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet me Leverkusenin. Gjithashtu fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe ishte finalist në Ligën e Evropës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...