Napoli heq dorë nga transferimi i Nunezit, kjo është arsyeja

09:00 | 16 Korrik 2025
D.H

Napoli ka hequr dorë nga transferimi për sulmuesin uruguaian të Liverpoolit, Darwin Nunez.

Një prej arsyeve kryesore ka qenë kartoni i tij, teksa napoletanët kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e Udineses, Lorenzo Lucca, raporton Fabrizio Romano.

Napoletanët do të derdhin nga arkat e tyre 35 milionë euro, me futbollistin që fillimisht do të jenë në formë huazimi, por blerja e tij do të jetë e obligueshme sipas marrëveshjes, shkruan Arbresh.info.

Kjo ka bërë që skuadra e Contes të heq dorë nga Nunezi, i cili ka pranuar të largohet nga Liverpooli.

Gjithashtu “The Reds” janë të interesuar ta shesin sulmuesin e tyre pasi nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit.

Disa klube nga Arabia Saudite janë të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit.

Gjithashtu edhe Liverpooli dëshiron një sulmues të ri në ekip ku ka piketuar Hugo Ekitiken dhe Alexander Isakun si pasues të tij, mirëpo fillimisht duhet shitja e uruguaianit./Arbersh.info

Shpërndaje në rrjete sociale