Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku një vajzë 21-vjeçare nga Kosova ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë pas një vetaksidenti të rëndë në autostradën B28, në afërsi të qytetit Reutlingen.
Sipas mediave gjermane, aksidenti ndodhi të enjten, kur e reja me inicialet Y.H., duke udhëtuar me veturën e saj nga Metzingen drejt Reutlingen, humbi kontrollin mbi automjetin. Si pasojë, vetura doli nga rruga dhe u përmbys disa herë, duke pësuar dëmtime të rënda.
Në vendin e ngjarjes intervenuan menjëherë ekipet e shpëtimit, përfshirë një helikopter emergjence. Autostrada B28 u mbyll për disa orë për shkak të intervenimit.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit intensiv, mediat gjermane raportojnë se 21-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. Ajo ka vdekur të shtunën, si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet gjermane konfirmuan zyrtarisht vdekjen e saj ditën e djeshme.
Policia gjermane ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.
Ngjarja ka tronditur komunitetin shqiptar në Gjermani, ndërsa familja e të ndjerës po përjeton një dhimbje të thellë për humbjen e parakohshme të vajzës së tyre.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...