Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit njofton se po vazhdon aktivitetin e saj me detyra të rregullta dhe planet “Kontrolli i Shtuar i Trafikut në Kryeqytet” dhe “Parandalimi, reagimi dhe hetimi i veprave penale”.
Në njoftim thueht se nga njësitë e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit brenda 24 orëve të fundit janë shqiptuar 282 gjoba, për kundërvajtje të ndryshme në trafik dhe janë konfiskuar 8 patentë shofer.
“Po ashtu, dy persona janë dërguar në mbajtje, ku njëri nga ta është arrestuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe tjetri ishte me urdhër arrest. Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit siguron qytetarët se do të vazhdojë me detyra të rregullta dhe plane operative, për ta rritur sigurinë në vend”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit